Mucunski në Forumin e Dubrovnikut kërkon proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë për zgjerimin e BE-së

Advertisement

Dubrovnik, 28 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka theksuar nevojën për një proces të besueshëm, të parashikueshëm dhe të bazuar në meritë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X pas pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, Mucunski tha se diskutimet u përqendruan në të ardhmen e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Ai theksoi se integrimi gradual mund të jetë një instrument i vlefshëm vetëm nëse shërben si urë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe jo si një “dhomë pritjeje e përhershme” për vendet aspirante.

Mucunski riafirmoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e reformave dhe harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Sipas kryediplomatit maqedonas, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor përbën një interes të përbashkët strategjik që kontribuon në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës.

“Momenti për zgjerimin është këtu. Varet nga të gjithë ne që ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Mucunski. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit