Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, vizitoi në shtëpinë e tij mësuesin e tij z. Selman Kalisin.
“Gëzuar 7 Marsin mësuesit tim të dashur Selman dhe të gjithë mësuesve kudo ku janë! Mirënjohje dhe respekt për kalorësit e dijes!”, shkruan Taravari.
Krahas vizitës së mësuesit, kryetari Arben Taravari sot ishte i pranishëm edhe në drekën solemne të mësimdhënësve pensionistë të arsimin shqip duke i falënderuar veteranët e arsimit shqip për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në arsimimin e gjeneratave shqiptare.
