Burgjet dhe stacionet policore vazhdojnë të përballen me kushte të papërshtatshme dhe mungesë personeli

Advertisement

Kushte të papërshtatshme në disa burgje, sfida në sigurimin e kujdesit shëndetësor në kohë dhe të qasshëm, mungesë e personelit në institucione, si dhe mungesë e trajnimeve të specializuara për një pjesë të stafit – këto janë konstatimet në raportin e Mekanizmit Kombëtar Parandalues për vitin 2025, të cilin e prezantoi zëvendësavokatja e popullit, Sonja Trifunovska.

Në raport shtohet se edhe në stacionet policore vazhdon të evidentohet numër i pamjaftueshëm i policëve me uniformë, mungesë e kushteve të përshtatshme të punës dhe mungesë e hapësirave të veçanta për biseda me fëmijë.

Ky është raporti i 15-të, por përkundër rekomandimeve të dhëna institucioneve, në raport konstatohet se një pjesë e tyre janë zbatuar, ndërsa shumica nuk janë zbatuar. Gjithashtu theksohet se gjendja, nga viti në vit, mbetet e njëjtë dhe nuk ndryshon për mirë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit