Mickoski: Maqedonia sot ka çmimet më të lira të derivateve të naftës në rajon

Advertisement

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thekson se vendi ka çmimet më të lira të derivateve të naftës në rajon.

“Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se dallimi është i madh se si ne e amortizuam krizën dhe se si një pjesë e madhe e fqinjëve e amortizuan krizën. Pajtohem se ishte historikisht më e madhja, pajtohem se efektet dhe rezultatet ishin të ashpra dhe pajtohem se tek ne këto 3 muaj e gjysmë kaluan, do të thosha, shumë thjesht, sepse ne në asnjë moment nuk krijuam panik, nuk u dëshpëruam, nuk mbajtëm konferenca për shtyp nën panik, por përkundrazi punuam që qytetarët të mos e ndiejnë atë. Dhe cili është rezultati? Rezultati është se ne kemi çmimet bindshëm më të ulëta sot dhe gjatë krizës, por sot nëse i krahasoni çmimet, ne kemi bindshëm çmimin më të ulët të karburanteve”, theksoi Mickoski në seancën e sotme për pyetje të deputetëve.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit