Afrim Gashi në Sofje: Bashkëpunimi parlamentar kyç për forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Advertisement

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë vizitës së tij në Sofje ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Mihaela Dotsova, ku është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gashi bëri të ditur se takimi është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive, ndërsa të dy palët kanë konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit parlamentar si një instrument i rëndësishëm për forcimin e besimit, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë.

Sipas tij, në takim është biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në projektet që ndikojnë në rritjen e lidhshmërisë rajonale dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.

Kryetari i Kuvendit ka theksuar gjithashtu përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj procesit të integrimit evropian, duke nënvizuar gatishmërinë e institucioneve për të avancuar reformat e nevojshme në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konstruktiv ndërparlamentar mund të kontribuojmë në ndërtimin e mirëbesimit, avancimin e marrëdhënieve dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, ka theksuar Gashi pas takimit në Sofje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit