Kryeparlamentari Gashi takim me kreun e Antikorrupsionit: Strategjia kundër korrupsionit do të procedohet pa vonesa në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, gjatë të cilit është dorëzuar Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026–2030.

Gashi e cilësoi takimin si produktiv dhe vlerësoi punën e komisionit në hartimin e dokumentit strategjik.

“E falënderova Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për punën dhe angazhimin e tyre në përgatitjen e këtij dokumenti strategjik, i cili është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës”, deklaroi Gashi.

Ai bëri të ditur se dokumenti do të procedohet menjëherë në procedurë parlamentare, në mënyrë që të shqyrtohet sa më shpejt nga deputetët.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit