Aksion i madh në Shkup: 12 të arrestuar, 5 në arrati, i shkaktuan FFM-së dëm prej mbi 180 milionë denarë

Gjatë ditës së sotme, persona të autorizuar zyrtarë të Drejtorisë së Policisë Financiare, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke vepruar sipas urdhrave të lëshuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, e në koordinim dhe nën drejtimin e prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kryen kontrolle në shtëpi, hapësira afariste dhe te persona në disa lokacione në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ky aksion rrjedh nga një kallëzim penal i paraqitur më parë nga Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër tre personave të punësuar në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, drejtuesve, pronarëve dhe personave të autorizuar të subjekteve juridike, si dhe kundër personave juridikë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e disa veprave penale.

“Në këtë rast përfshihen dy ish-presidentë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprën penale “Përvetësim në shërbim”, udhëheqësja e Departamentit për Financa dhe Kontabilitet në FFM14 drejtues, pronarë dhe persona të autorizuar në persona juridikë, si dhe udhëheqësi i Departamentit për Gjyqtarë dhe gjykim në FFM, ndaj të cilëve, përveç veprës penale “Përvetësim në shërbim”, u ngarkohet edhe vepra penale Pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale”.

Gjithashtu, përfshihen edhtetë persona juridikë, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprat penale “Përvetësim në shërbim” dhe “Pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale”.

Sipas provave të siguruara në procedurën parahetimore, i dyshuari i parë, në cilësinë e presidentit të FFM-së, së bashku dhe me marrëveshje paraprake me të dyshuarën – udhëheqëse e Departamentit për Financa dhe Kontabilitet – në periudhën nga 1 janar 2015 deri më 25 korrik 2018, përmes disa veprimeve të lidhura kohore dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe për persona të tjerë, kanë përvetësuar mjete financiare të besuara në shërbim në shumën totale prej 127.451.156 denarë.

I dyshuari i dytë, po ashtu në cilësinë e presidentit të FFM-së, së bashku dhe me marrëveshje paraprake me të njëjtën të dyshuar, në periudhën nga 25 korrik 2018 deri më 10 tetor 2019, përmes disa veprimeve të lidhura kohore, ka përvetësuar mjete financiare të besuara në shërbim në shumën prej 53.351.209 denarë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit