Lëvizja Arbëria kërkon hapur zhbërjen e Gjykatës Kushtetuese pas vendimit për Tetovën

Lëvizja Arbëria shpreh kundërshtimin e saj të plotë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit të Këshillit të Komunës së Tetovës për emërtimin e rrugëve.
Ky vendim dëshmon se NË GJYKATËN KUSHTETUESE ENDE MBIJETOJNË MBETJE TË MENDËSISË SË KALUAR QEVERISËSE, e cila për vite me radhë ka kontestuar identitetin, historinë dhe kontributin e shqiptarëve në këtë shtet. NUK ËSHTË ASPAK RASTĒSI QË NGA 9 ANËTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE, 8 JANË ZGJEDHUR NGA SHUMICA E KALUAR PARLAMENTARE. Kjo përbërje shpjegon shumë nga vendimet që po i shohim sot dhe që gjithnjë e më shpesh krijojnë përshtypjen e vazhdimësisë së politikave dhe mendësive të së kaluarës.
Pas gati dy dekadash, vihet në pikëpyetje një vendim i miratuar nga përfaqësuesit legjitimë të qytetarëve dhe i shndërruar tashmë në pjesë të identitetit urban të Tetovës. Në vend që të garantojë siguri juridike, drejtësi, respektimin e vullnetit të qytetarëve dhe t’i detyrojë institucionet shtetërore ta respektojnë vendimin e Këshillit Komunal, GJYKATA KUSHTETUESE PO PRODHON PASIGURI, PADREJTËSI DHE PO U JEP FORCË NARRATIVAVE TË BOTËS SERBE E RUSE.
Tetova ka të drejtë të ruajë kujtesën e saj historike dhe të nderojë figurat që qytetarët e saj i konsiderojnë pjesë të identitetit dhe historisë së tyre. Kjo e drejtë nuk mund të kufizohet nga interpretime selektive dhe refleksa të së kaluarës, kur vullneti i shqiptarëve trajtohej si i dorës së dytë.
Historia dhe identiteti i një populli nuk anulohen me vendime gjyqësore. Emrat shqiptarë nuk fshihen nga tabelat, sepse jetojnë në kujtesën, ndërgjegjen dhe vullnetin e njerëzve.
GJYKATA KUSHTETUESE ËSHTË SHNDËRRUAR NË NJË GJENERATORE KRIZASH DHE NË NJË RREZIK REAL QË CENON RËNDË TË ARDHMEN E KËTIJ SHTETI. Për rrjedhojë, ËSHTË KOHA TË SHTROHET SERIOZISHT ÇËSHTJA E ZHBËRJES SË SAJ dhe e krijimit të mekanizmave të tjerë për kontrollin kushtetues. Fundja, FINLANDA NUK KA FARE GJYKATË KUSHTETUESE DHE KONSIDEROHET NJË NGA DEMOKRACITË MË FUNKSIONALE DHE MË TË ZHVILLUARA NË BOTË.
Problemi nuk është mungesa e një Gjykate Kushtetuese, por ekzistenca e një gjykate që prodhon më shumë kriza sesa drejtësi.
Lëvizja Arbëria🇦🇱

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit