Devijimi më i madh pozitiv i temperaturës pritet të jetë në korrik

Verë më të ngrohtë dhe më të thatë mbi mesataren paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.  Sipas analizave, gjatë verës pritet temperaturat të arrijnë vlera mbi mesataren në nivel global gjatë verës, dhe jo vetëm në pjesën juglindore të Evropës.

Në territorin e Maqedonisë, tejkalimi i temperaturës mund të arrijë edhe deri në 3°C, ndërsa devijimi më i madh pozitiv i temperaturës së ajrit nga mesatarja shumëvjeçare për këtë stinë pritet të jetë në korrik.

Për verën e ardhshme, reshjet e përgjithshme sezonale pritet të jenë përgjithësisht më të ulëta se mesatarja shumëvjeçare në shumicën e pjesëve të vendit, me një probabilitet të moderuar për të përmbushur parashikimin.

“Duke marrë parasysh analizat e deritanishme, ndryshimet klimatike e intensifikojnë më tej ndikimin e kushteve të El Ninjo, që rrit mundësinë e ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit, thatësirat dhe zjarret. Nga ana tjetër, periudhat e gjata pa reshje krijojnë kushte për shfaqjen e shirave ekstreme të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, që nxjerr në pah kompleksitetin dhe paparashikueshmërinë e rreziqeve klimatike”, thekson Drejtoria për Punë  Hidrometeorologjike.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit