Një sukses i jashtëzakonshëm për talentin e ri nga Kërçova!
Në edicionin e 13-të të festivalit të njohur të këngës për fëmijë “Diamond Fest”, Greta Aliu ka arritur të fitojë Çmimin e Parë, duke lënë mbresa të veçanta te publiku dhe juria.
Vetëm 8 vjeçe, Greta u prezantua me këngën “Jetë”, me tekst të Qamil Aliut dhe muzikë e orkestrim nga Pëllumb Qerimi.
Interpretimi i saj i sinqertë, zëri i veçantë dhe prezenca skenike bënë që ajo të spikasë mes shumë konkurrentëve të talentuar përcjell ora 24.tv
Kjo ishte paraqitja e parë e Gretës në një festival garues, por ajo dëshmoi se talenti, puna dhe përkushtimi nuk njohin moshë.
Fitorja e Çmimit të Parë shënon një fillim të shkëlqyer të rrugëtimit të saj artistik dhe një krenari të madhe për familjen, Kërçovën dhe gjithë ata që besojnë në talentin e saj.
Urime Greta Aliu! Ky është vetëm hapi i parë drejt sukseseve edhe më të mëdha në botën e muzikës./ora24.tv






