Java e ardhshme pritet të sjellë temperatura shumë të larta në pjesën më të madhe të Evropës, si pasojë e depërtimit të masave të nxehta ajrore nga Afrika. Rajonet më të prekura do të jenë Italia, Franca, Spanja dhe pjesë të Evropës Qendrore, ku termometri në disa zona mund të kalojë 40 gradë celsius.
Edhe Maqedonia do të ndjejë efektet e kësaj vale të nxehti, por me intensitet më të moderuar. Temperaturat pritet të lëvizin nga 28 deri në 36 gradë Celsius, me mot kryesisht të thatë dhe me diell.
Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat e larta mund të paraqesin rrezik për të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe ata që punojnë në ambiente të hapura. Në disa pjesë të vendit mund të ketë edhe reshje të shkurtra lokale me bubullima gjatë orëve të pasdites.
Ekspertët rekomandojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve.(Portalb)





