LSDM: Mosfunksionimi i “Moj DDV” është pasojë e mungesës së mjeteve në buxhet

Partia opozitare LSDM ka reaguar lidhur me problemet teknike të aplikacionit “Moj DDV”, duke pretenduar se mosfunksionimi i tij për disa ditë radhazi lidhet me gjendjen e financave publike dhe mungesën e mjeteve në buxhet.

Nga LSDM thonë se qytetarët prej ditësh nuk kanë mundur të skanojnë llogaritë fiskale dhe të realizojnë të drejtën për kthimin e një pjese të TVSH-së, pavarësisht njoftimeve se sistemi është rikthyer në funksion.

Sipas partisë, bllokimi i aplikacionit nuk është rastësi, por pasojë e, siç thonë ata, “arkës së zbrazët shtetërore”, duke akuzuar Qeverinë se nuk po siguron funksionimin normal të shërbimeve për qytetarët.

LSDM akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Qeverinë për keqmenaxhim të financave publike, duke vlerësuar se vendi po përballet me sisteme jofunksionale dhe mungesë reformash.

“Qytetarët paguajnë TVSH, por tani rrezikojnë të mos i marrin mjetet që u takojnë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partia opozitare kërkon reforma të menjëhershme dhe transparencë më të madhe lidhur me funksionimin e institucioneve dhe menaxhimin e financave publike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit