Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Vjenës një ditë pas zgjedhjeve, ZKM tregon arsyen

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), gjatë vizitës dy-ditore në Vjenë, Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë institucional.

Ai pritet të takohet me Kancelarin e Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, ndërsa do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri.  Gjatë vizitës dy-ditore, mes tjerash, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).”, ka njoftuar ZKM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit