“Mirëdita edhe nga unë. Nuk do të doja të përsëris atë që është thënë deri më tani. Do të doja të përgëzoj për atë që është bërë; nga një institucion që fundosej në borxhe, sot kemi një institucion që investon në pajisje, në rinovimin e infrastrukturës. Një institucion që në përgjithësi kujdeset për shëndetin publik, ndryshe nga institucioni i së kaluarës. Ju jeni dëshmitarë të atyre raporteve të revizionit nga e kaluara, sipas të cilave institucioni shërbente për gjithçka tjetër, përveç asaj për të cilën duhej të shërbente, e ajo është kujdesi për shëndetin publik.
Do të doja ta falënderoj drejtoreshën, e cila me përkushtimin e saj kontribuon që çdo ditë të kemi surpriza të këndshme nga ky institucion; ta falënderoj ministrin, njerëzit në ministri, drejtorin e Fondit Shëndetësor për mbështetjen që vazhdimisht i’a japin këtij institucioni dhe natyrisht, falënderimin më të madh ta shpreh për të punësuarit në Institutin e Shëndetit Publik, për të gjithë ata që luftojnë, përpiqen dhe punojnë këtu çdo ditë për të arritur rezultate edhe më të mira. Ata janë heronjtë të cilëve duhet t’u shprehim një mirënjohje të madhe.
Prandaj, do të dëshiroja që sa më shpesh të takohemi në raste të tilla, kur mund të korrigjojmë gabimet që na kujtojnë kohë të kaluara, të cilat askush nuk dëshiron të na përsëriten.”





