100 euro për çdo nxënës që regjistrohet në klasë të parë në Tetovë, Kasami tregon se kur do të shpërndahen paratë

Kryetar i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka njoftuar se Këshilli Komunal ka miratuar vendimin me të cilin çdo nxënës që regjistrohet në klasë të parë në komunën e Tetovës, do të marrë vauçer prej 100 eurove. Kasami tha se qëllimi është që të ndihmohen familjet në shpenzimet që kanë gjatë procesit të arsimimit.

“Filloristët e rinj do të marrin vauçerë prej 100 euro në kundërvlerë në denarë . Subvencionimi do të vlejë për nxënësit që do të regjistrohen deri më 20 qershor, ndërsa vauçerët do të shpërndahen në fillim të muajit korrik të këtij viti”, tha Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit