Komuniteti akademik i Universitetit të Tetovës zgjodhi sot për Rektor Prof. Dr. Kushtrim Ahmetin. Ky është një lajm i mirë për dijen dhe shkencën, por edhe një mësim për klasën politike: stafi akademik qëndron mbi interesat politike dhe kështu duhet të mbetet gjithmonë.
Duke njohur aftësitë profesionale, përvojën dhe vizionin e Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit, tashmë Rektor i Universitetit të Tetovës, nuk kam asnjë dyshim se ky universitet, i themeluar me shumë sakrificë e mund, jo vetëm që do të menaxhohet me sukses, por do të arrijë edhe rezultate të reja në arsim, shkencë dhe zhvillim akademik.
Urime dhe suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme





