MASH dhe OSBE i forcojnë kapacitetet e mësimdhënësve për arsimin ndërkulturor dhe kohezionin shkollor

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska dhe shefi i Misionit të OSBE-së
në Maqedoni, Kilian Val, sot u ndau certifikata 50 mësimdhënësve nga shkollat fillore dhe të
mesme në Maqedoni, të cilët morën pjesë në punëtorinë për krijimin e aktiviteteve argëtuese
për nxënësit, të cilët nxisin mbështetje, bashkëpunim dhe respekt për diversitetin ndërmjet
nxënësve. Punëtoria u organizua nga MASH dhe OSBE dhe u mundësoi mësimdhënësve
mjete të reja praktike për krijimin e mjediseve shkollore më gjithëpërfshirëse, më të sigurta
dhe më mbështetëse.
Në fjalimin e saj, ministrja Janevska tha se arsimi ka një rol kyç në ndërtimin e besimit,
bashkëjetesë dhe vlera të përbashkëta dhe për këtë arsye është e domosdoshme të krijohen
shkolla, në të cilat të rinjtë do të fitojnë njohuri, por edhe do të lidhen, të kuptohen dhe të
respektojnë njëri-tjetrin. Në këtë proces, mësimdhënësit dhe shërbimet profesionale janë
aleatët më të fuqishëm të institucioneve, ndërsa e madhe është mbështetja e shumë partnerëve
vendorë dhe ndërkombëtarë, mes të cilëve edhe OSBE.
“Me avansimin e këtyre aftësive, ju kontribuoni drejtpërdrejtë në zhvillimin e inteligjencës
emocionale te nxënësit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kohën dhe rrethanat në të
cilat jetojmë, si dhe në forcimin e mendimit kritik dhe kompetencave ndërkulturore. Me këtë,
ju i ndihmoni nxënësësve dhe familjeve të tyre që të identifikohen, si pjesë e një historie të
përbashkët të progresit dhe inovacionit”, u tha Janevska mësimdhënësve, duke shtuar se
shkolla është vendi i parë, ku të rinjtë mësojnë se dallimet nuk janë pengesë, por përparësi në
krijimin e perspektivave të reja, nxisin të mësuarit nga njëri-tjetri dhe na bëjnë të bashkuar
dhe më të fortë si shtet.
Janevska theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup
zbatojnë më shumë aktivitete të përbashkëta për forcimin e arsimit të integruar, të cilat
tashmë po japin rezultate të dukshme.
“Këtë vit, si rezultat i mbështetjes programore të OSBE-së dhe punës së përkushtuar të
Komisionit, skema e granteve për integrimin ndëretnik është përforcuar më tej. Janë përfshirë
fusha tematike të qarta për aktivitete të përbashkëta, ndërsa shuma e granteve është dyfishuar.
Si rezultat i kësaj, kemi marrë iniciativa shumë më cilësore dhe më të qëndrueshme, që i
unifikojnë të rinjtë. Kemi ndarë gjithsej 57 grante – 39 për shkollat fillore dhe 18 për shkollat e mesme, me të cilat realizohen punëtori të përbashkëta, aktivitete edukative, ngjarje
kulturore dhe sportive. E ndjekim drejtpërdrejtë realizimin e këtyre projekteve dhe jemi të
kënaqur me arritjet”, theksoi ministrja.
Shprehu bindjen se Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet fuqimisht e përkushtuar në
krijimin e arsimit cilësor, gjithëpërfshirës dhe të integruar, sepse pikërisht një sistem i tillë
është kyç për përparimin shoqëror.
Ambasadori Val theksoi rolin kyç të mësimdhënësve, në ndërtimin e mjedisit shkollor të
sigurt dhe stimulues, ku promovohet diversiteti, mirëkuptimi dhe besimi i ndërsjellë. Ai
nënvizoi, se investimi në zhvillimin profesional të mësimdhënësve është me rëndësi
thelbësore për përmirësimin e cilësisë së arsimit për çdo nxënës dhe nxënëse në vend.
“Roli juaj, si mësimdhënës shkon shumë përtej përcjelljes së njohurive. Ju krijoni mjedise
shkollore, ku kultivohen respekti, bashkëpunimi dhe diversiteti. Përmes njohurive të reja dhe
mjeteve praktike për punën me nxënës nga mjedise të ndryshme, ju jeni edhe më të përgatitur
për të krijuar shkolla, ku çdo nxënës ndihet i pranuar, i respektuar dhe i sigurt. Përmes
forcimit të kompetencave tuaja për arsimin ndërkulturor dhe metodologjitë gjithëpërfshirëse
të mësimdhënies, ju jeni edhe më të përgatitur për t’i ndihmuar të rinjtë të përballen me sfidat
e sotme dhe për të kontribuar në krijimin e shkollave më të sigurta dhe më nxitëse. Jemi
krenarë që mbështesim punën tuaj, e cila është me rëndësi thelbësore për avancimin e cilësisë
së arsimit dhe forcimin e kohezionit shoqëror”, theksoi Ambasadori Val.
Trajnimi u ndihmoi mësimdhënësve të zhvillojnë qasje praktike për nxitjen e dialogut,
zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e marrëdhënieve pozitive, ndërmjet nxënësve në klasë.

Promoted Content

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit