Në rajonin e Pollogut mungon një qendër e specializuar për trajtimin e fëmijëve me autizëm, ADHD dhe sindromën Asperger.
Grand Kozmetik
Hapja e një qendre të tillë do të ishte një lehtësim i madh për prindërit, të cilët aktualisht detyrohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në qytete të tjera për të marrë shërbimet e nevojshme profesionale.
Së fundmi, kjo temë u ngrit nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, gjatë një takimi me ambasadorin e Bullgarisë në vend, i cili vizitoi këtë institucion shëndetësor.
Sipas Elezit, në fokus të bisedimeve ishte iniciativa për hapjen e një Qendre moderne për autizëm në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës, një projekt me rëndësi të veçantë për rajonin e Pollogut dhe më gjerë.
Në rajonin e Pollogut mungon një qendër e specializuar për trajtimin e fëmijëve me autizëm, ADHD dhe sindromën Asperger. Hapja e një qendre të tillë do të ishte një lehtësim i madh për prindërit, të cilët aktualisht detyrohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në qytete të tjera për të marrë shërbimet e nevojshme profesionale. Së fundmi, kjo temë u ngrit nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, gjatë një takimi me ambasadorin e Bullgarisë në vend, i cili vizitoi këtë institucion shëndetësor. Sipas Elezit, në fokus të bisedimeve ishte iniciativa për hapjen e një Qendre moderne për autizëm në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës, një projekt me rëndësi të veçantë për rajonin e Pollogut dhe më gjerë.





