Forcat e Mbrojtjes së Bahreinit njoftuan sot se interceptuan dhe shkatërruan tre raketa iraniane dhe një numër dronësh që synonin lokacionet “civile” në mbretëri, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Forca e Mbrojtjes akuzoi Iranin për vazhdimin e “qasjes armiqësore” të tij përmes sulmeve me raketa dhe dron që synojnë objektet “civile” në Bahrein.
Deklarata u kërkoi banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin afrimin ose prekjen e ndonjë objekti të dyshimtë ose mbeturinave që vijnë nga sulmet.
Ai gjithashtu i bëri thirrje publikut që menjëherë të raportojë çdo gjetje të tillë tek autoritetet. Asnjë informacion i menjëhershëm nuk është dhënë në lidhje me viktimat apo dëmet e shkaktuara nga sulmet.
Kjo vjen pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha sot se sulmoi bazat amerikane në Kuvajt pas një sulmi amerikan në ishullin Qeshm në jug të Iranit.
Më vonë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se “dy raketa iraniane të lëshuara ndaj Kuvajtit ranë ose u ndanë gjatë rrugës dhe tre raketa të lëshuara në Bahrein u interceptuan menjëherë nga forcat e mbrojtjes ajrore të SHBA-së dhe Bahreinit”.





