Ministria e Mjedist Jetësor: Raportet javore të Inspektoratit do të vazhdojnë të publikohen, Ministria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës

Shkup, 03.06.2026 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet konsekuente në angazhimin e saj për transparencë më të madhe dhe informim të rregullt e në kohë të publikut për gjendjen e mjedisit јеtësor.
Publikimi i rregullt i informatave për inspektimet e realizuara përbën një instrument të rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe forcimin e besimit në institucione. Për këtë arsye, raportet javore të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor do të vazhdojnë të publikohen, edhe pse për këtë nuk ekziston një detyrim i drejtpërdrejtë ligjor.
Qasja jonë është e qartë – kur bëhet fjalë për informacione me interes publik, veçanërisht në fushën e ndotjes dhe mbrojtjes së mjedisit, standardi duhet të jetë më shumë transparencë dhe jo më pak qasje në informata për qytetarët.
Në të njëjtën frymë po zhvillohet edhe iniciativa për krijimin e Regjistrit të Ndotësve. Aktualisht po përgatiten zgjidhjet e nevojshme teknike, ndërsa do të iniciohen edhe ndryshimet përkatëse ligjore për të siguruar funksionimin e plotë dhe qasjen publike në këtë regjistër.
Qëllimi është që qytetarët të kenë më shumë informacion, qasje më të lehtë në të dhëna dhe mundësi më të mëdha për të ndjekur gjendjen e mjedisit dhe veprimet e institucioneve. Ky është një obligim që buron si nga përkushtimi ynë reformues, ashtu edhe nga standardet evropiane për transparencë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit