Mendi Qyra me të rinjtë e Strugës: Mbrojtja e Burimeve të Shumit dhe zhvillimi i qytetit, prioritet i përbashkët

STRUGË – Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, ku u diskutuan ide dhe iniciativa për një Strugë më të zhvilluar, më të pastër dhe më miqësore për gjeneratat e reja.

Gjatë takimit, të rinjtë paraqitën propozimet e tyre lidhur me sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e jetës në qytet, ndërsa një nga temat kryesore ishte mbrojtja e Burimeve të Shumit, një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të Strugës.

Qyra theksoi se përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës, duke vlerësuar kontributin dhe idetë e tyre për të ardhmen e qytetit.

Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe dialogu, me synimin që zëri i të rinjve të dëgjohet më shumë në projektet dhe politikat që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre dhe në ruajtjen e mjedisit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit