Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se Qeveria sot do të mbajë një mbledhje online, në të cilën do të shqyrtohen masat për formimin e çmimeve të derivateve të naftës. Ai shprehu pritjen që nafta të lirohet për 6 deri në 6,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës të mbetet i pandryshuar ose të rritet për 0,5 denarë për litër.





