Mickoski: Filloi me punë qendra e parë moderne tregtare “Mega Shopping Park” në Gjevgjeli

Për mua paraqet nder dhe kënaqësi të madhe që sot mund të jem i pranishëm në këtë, do të thosha, ngjarje të mrekullueshme këtu në Gjevgjeli. Hapja e kësaj qendre tregtare, e cila nuk është vetëm vlerë e shtuar për ekonominë këtu në Gjevgjeli, por pres që të shndërrohet në një vend që do ta vizitojnë të gjithë ata që do të tranzitojnë nëpër Maqedoni, sepse përmbajtjet që i ofron janë vërtet mbresëlënëse, ndërsa ende nuk është lëshuar plotësisht në përdorim.

Nga bisedat joformale me pronarët mësova se në vazhdim do të hapen edhe pika të reja shitjeje, kështu që në Korridorin 10, tek ne në Maqedoni, kjo do të paraqesë vërtet një vend shumë të bukur ku të gjithë turistët dhe udhëtarët që do të tranzitojnë nëpër vendin tonë do të mund të ndalen këtu, të pushojnë, e pse jo edhe të blejnë dhe të bëjnë pazar, si dhe të kalojnë vërtet bukur, sepse vetë vendi është i mrekullueshëm.

Do të doja ta falënderoj kryetarin e komunës për mbështetjen që gjatë gjithë investimit ia dha investitorit. Ta falënderoj edhe investitorin që vendosi të investojë, sepse sa më shumë vlerë të ketë biznesi juaj dhe sa më i madh të jetë ai, aq më i fortë bëhet shteti. Kjo është një rrugë me dy drejtime.

Prandaj, do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për t’u uruar të gjitha palëve. Megjithatë, dhjetëra miliona njerëz do të kalojnë jo larg prej këtu, në vetëm disa dhjetëra metra nga ky objekt i mrekullueshëm, dhe uroj që në këtë mënyrë ekonomia në Gjevgjeli të fitojë vlerë të shtuar dhe njerëzit të kalojnë momente të bukura duke i shfrytëzuar kapacitetet që i ofron ky objekt.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit