Një 23 vjeçar nga fshati Saraçin – Tetovë ka humbur jetën në Austri.
I ndjeri i nacionalitetit shqiptarë ishte pronar i një bar kafeje dhe ishte zhdukur pa gjurmë që nga e hëna.
Policia e hetoi rastin dhe trupi i tij është gjetur në Liqenin Faaker të enjten në mbrëmje. Meqenëse shkaku i vdekjes është i paqartë, është urdhëruar një autopsi, informon “tetova1”.
Sipas mediave austriake, një operacion kërkimi në shkallë të gjerë që përfshinte shërbime të shumta emergjente u zhvillua të enjten në mbrëmje në liqenin Faak në Drobollach (Villach).





