Albulena Haxhiu do të qëndrojë nesër në Tetovë, ku do të zhvillojë takim me qytetarët në Sheshin “Iliria”.
Takimi është paralajmëruar të mbahet më 30 maj, me fillim nga ora 20:00, ndërsa sipas organizatorëve, gjatë aktivitetit do të prezantohet programi qeverisës dhe vizioni politik për Kosovo.
Në njoftim thuhet se aktiviteti synon bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me qytetarët lidhur me zhvillimet politike dhe prioritetet institucionale.
Pritet që në takim të marrin pjesë qytetarë, aktivistë dhe përkrahës nga Tetova dhe rajoni.





