Mickoski: Krijuam një situatë “win-win”, ta përmbushim hapin në energjetikë nga Agjenda Reformuese dhe të sigurojmë çmim më të lirë të energjisë elektrike për qytetarët

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh, lidhur me përmbushjen e agjendës reformuese theksoi se ajo që është paraparë deri më 30 qershor si grejs periudhë mund të përfundojë dhe në raportin e qershorit tani si shtet të jemi realisht të ashtuquajtur “frontrunner” dhe opinioni maqedonas të dijë se për ne është e rëndësishme të realizohen sa më shumë reforma për qytetarët dhe për shtetin.

“Kemi një agjendë mjaft ambicioze, strategjia jonë është të zbatojmë reforma në vend, Agjendën Reformuese, Planin e Veprimit, për pakicat dhe gjithçka që për ne, kushtimisht thënë, është çështje e punës sonë të brendshme ta përfundojmë, ndërsa të izolojmë atë që e imponon një pjesë e opozitës, e ato janë ndryshimet kushtetuese pa kushte. Të tregojmë se jemi më konkurruesit, kemi potencial, dëshirë dhe ambicie, duam të jemi pjesë, ndërsa atë politikë të pranimit pa kushte që në bazë bilaterale e kërkon një shtet anëtar nga ne ta izolojmë. Të bisedojmë mbi bazën e një rruge dykahëshe, jo pa kushte, në mënyrë që të arrijmë një konsensus të përbashkët”, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski shtoi se në pjesën e energjetikës kemi disa hapa dhe reforma që janë të rëndësishme për ne dhe se është gjetur zgjidhje edhe për atë pjesë që konsiderohej se nuk mund të realizohej, përkatësisht të mos ketë shtrenjtim prej 30% të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, por me modelin e ri të jetë e mundur ulje prej 5 deri në 10%.

“Në bisedime me Komisionin Evropian arritëm në një kompromis relativ, e ai është të intervenojmë në Ligjin për Energjetikë, në të cilin do të precizojmë, edhe pse ligji është i tillë dhe tregu i energjisë elektrike është i liberalizuar, ne do të precizojmë se EMV-ja shtetërore nuk do të furnizojë më shumë se 70% të sasive të nevojshme për furnizuesin duke filluar nga 1 janari 2027. EVN HOME shpall tender një herë në vit dhe ai tender përfshin periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor dhe tashmë ka përfunduar, prandaj nuk mund të intervenojmë në mes të tenderit dhe për këtë arsye themi nga 1 janari 2027. Krijuam një portofol që nëse e optimizojmë mirë, jo vetëm që nuk do ta rrisë çmimin e energjisë elektrike, por në një masë të caktuar edhe do ta ulë atë. Qëllimi ynë është të ofrojmë çmim përfundimtar për vitin 2027 që në fund do të implikojë 5 deri në 10 për qind çmim më të lirë të energjisë elektrike për qytetarët”, potencoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski sqaroi se sasia e energjisë elektrike që e konsumojnë qytetarët është e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë përfshin sezonin e ngrohjes, nga 15 tetori deri më 15 prill, 24 orë në ditë plus periudhën gjatë ditës nga 15 prilli deri më 15 tetor në orët e natës, ndërsa loti i dytë është periudha gjatë ditës nga 15 prilli deri më 15 tetor kur rrezatimi diellor është më i fortë dhe kur panelet solare prodhojnë më shumë energji elektrike dhe e cila është më e lirë se ajo që konsumohet gjatë orëve të natës.

“Krijuam një model kreativ që mund ta aplikojmë, jo vetëm që do ta përmbushim hapin, por do të sigurojmë edhe çmim më të lirë të energjisë elektrike për qytetarët prej 5 deri në 10%, sepse çmimi me të cilin sot shesin panelet solare, përkatësisht centralet fotovoltaike, në periudha të caktuara të ditës është me çmim negativ, më saktësisht ata paguajnë që dikush t’ua blejë energjinë. Krijuam një situatë “win-win”, nga njëra anë ta përmbushim hapin, nga ana tjetër të sigurojmë çmim më të lirë të energjisë elektrike për qytetarët”, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se hapat e tjerë janë pothuajse drejt përfundimit, ndërsa mbetet edhe Kodi Zgjedhor që varet nga opozita.

“Në Ministrinë e Financave kishim në pjesën e kolateralit, me Ministrinë e Drejtësisë u harmonizuam edhe me KE-në, me zotin Gert-Jan Koopman dhe ekipin e tij se çfarë duhet të bëjmë, kjo në përgjithësi është çështje e mbyllur. Në pjesën e transportit masat janë pothuajse të harmonizuara, e ato janë për optimizimin dhe ristrukturimin e dy ndërmarrjeve publike SHA “Hekurudhë, infrastrukturë dhe transport”, si dhe Posta. Në pjesën e transformimit digjital të lidhur me infrastrukturën gigabit po i marrim udhëzimet se kah duhet të lëvizim dhe së shpejti pres që ato ndryshime ligjore të gjenden para deputetëve. Kështu që, tërësia e procesit me Agjencinë për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, edhe atje procedura është mbyllur, është shpallur konkursi dhe mbetet vetëm formalisht të punësohen njerëzit. Dhe ka ligj që është shumë i rëndësishëm, ai është Kodi Zgjedhor që varet nga deputetët, por duke pasur parasysh gjendjen me opozitën, nëse përfundon edhe ajo, praktikisht edhe atë masë do ta kalojmë, kështu që nga 10 mund të arrijmë në 9 e gjysmë. Kjo do të ishte një rekord që deri më tani askush nuk e ka arritur”, deklaroi kryeministri Mickoski

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit