Me rastin e Kurban Bajramit, Ali Ahmeti ka përcjellë urimet më të sinqerta për qytetarët, duke dëshiruar shëndet, paqe, harmoni dhe begati në çdo familje.
Ai thekson se kjo festë e sakrificës dhe solidaritetit duhet të shërbejë si një moment afrimi mes njerëzve, duke forcuar respektin e ndërsjellë, mirëkuptimin dhe vlerat njerëzore.
Në urimin e tij, Ahmeti apelon që festat të kremtohen gjithmonë me zemër të hapur, bashkim dhe me synim për një të ardhme më të mirë e më të suksesshme për të gjithë.





