Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Izet Mexhiti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e vlerave njerëzore dhe shpirtërore që simbolizon kjo festë.
Në mesazhin e tij, ai u shpreh se Kurban Bajrami është një moment reflektimi për besimin, sakrificën, mirësinë dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.
“Kjo ditë na rikujton se forca më e madhe e njeriut gjendet te dora që ndihmon dhe te shpirti që bën mirë”, thuhet në urimin e tij.
Në fund, ai ka uruar qytetarët me mesazhin: “E gëzofshi Kurban Bajramin!”.





