Regjistrohet tërmet i fuqishëm në Kroaci

Një tërmet ka goditur mëngjesin e sotëm Kroacinë qendrore, pranë qytetit Sisak, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), përcjell TV21. Sipas të dhënave paraprake të EMSC-së, tërmeti me magnitudë 4.1 ballë ka ndodhur në orën 09:51 sipas kohës lokale, raportoi HRT.

Epiqendra ka qenë 56 kilometra në juglindje të Zagrebit dhe 10 kilometra në jug të Sisakut, në një thellësi prej 9 kilometrash. Qytetarët kanë raportuar në EMSC se tërmeti është ndjerë në disa lokacione.

Ky është tërmeti i radhës i regjistruar në Kroaci, pas lëkundjeve që u ndjenë edhe dy ditë më parë në Dalmaci.

Shërbimi sizmologjik pranë Departamentit të Gjeofizikës të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Zagreb njoftoi se një tërmet mesatarisht i fortë me epiqendër pranë Svilaia, 15 kilometra në veriperëndim të Sinjit, është regjistruar të hënën në orën 17:25.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit