Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në qytetin Bügenhout të Belgjikës, ku një tren është përplasur me një autobus shkollor në një kalim hekurudhor, duke shkaktuar viktima dhe të lënduar.
Sipas mediave lokale, në momentin e ngjarjes në autobus ndodheshin shtatë fëmijë, një shoqërues dhe drejtuesi i mjetit. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se barrierat e kalimit hekurudhor ishin të mbyllura dhe semafori ishte i kuq në momentin kur autobusi ka hyrë në shina.
Autoriteti i infrastrukturës hekurudhore në Belgjikë, Infrabel, ka deklaruar se treni ka qenë rreth një kilometër larg dhe kishte filluar frenimin, por nuk është arritur të shmanget përplasja. Ende nuk dihet saktësisht si ka ndodhur ngjarja, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Sipas autoriteteve belge, nga aksidenti kanë humbur jetën dy adoleshentë, drejtuesi i autobusit dhe shoqëruesi i tyre, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e viktimave të tjera. Rreth 100 pasagjerë të trenit janë evakuuar dhe po marrin ndihmë mjekësore dhe psikologjike.





