Paraburgim për katër shtetas të Turqisë pas sulmit ndaj një shpërndarësi në Shkup

Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal për shkak të një sulmi fizik ndaj një shpërndarësi në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Incidenti ka ndodhur më 24 maj rreth orës 19:55 në zonën e Qendrës, kur, sipas kallëzimit, pas një debati të mëparshëm në trafik, të dyshuarit me një auotomobil “Audi” kanë goditur motoçikletën e 20-vjeçarit F.M. nga Shkupi, i cili në atë moment ishte duke kryer detyrat e punës si shpërndarës, dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht.

Pas ndërmarrjes së masave operative, nëpunësit policor nga SPB Shkup më 25 maj, në 01:30, kanë arrestuar O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë shtetas të Turqisë.

Nga Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, ndaj të dyshuarve është ngritur kallëzim penal përkatës, ndërsa një gjykatës i procedurës paraprake u ka caktuar masën e paraburgimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit