Hoxha: VLEN-i i gatshëm për zgjedhje të parakohshme kurdo që të mbahen

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se VLEN është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare kurdo që ato të mbahen.

“Çdoherë, kur të vendoset që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por ajo që dëshiroj të theksoj se duhet që në vitin 2026/2027 të fokusohemi në realizimin e projekteve të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët sepse përndryshe, shpallja e zgjedhjeve, procedura të cilat janë të nevojshme prej themelimit të qeverisë së përkohshme teknike, shumë mirë e dinë stagnon gjithçka në realizimin e projekteve por nëse vendoset të ketë zgjedhje të parakoshme parlamentare ne gjithmonë jemi gati. Kjo qeveri ëshë më shumë se stabile, vitin 2026 nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ashtu është edhe vendimi. Për më tutje do të diskutojmë”, deklaroi Hoxha.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit