Baleti Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur turneun e tij në Amerikën Qendrore dhe Amerikën Latine me një performancë të suksesshme në Bogotá të Kolumbisë.
Sipas njoftimit, mbi 1800 spektatorë të pranishëm në Teatro Municipal Jorge Eliécer Gaitán e përcollën me duartrokitje dhe entuziazëm mbrëmjen e fundit të këtij rrugëtimi artistik.
Nga institucioni u tha se kjo ishte një mbyllje e paharrueshme e turneut, i cili promovoi artin dhe kulturën kosovare para publikut ndërkombëtar./KultPlus.com





