Bujar Osmani dënon fuqishëm ministrin izraelit Itamar Ben-Gvir për sjelljen ndaj aktivistëve të Gazës

Bujar Osmani ka dënuar fuqishëm sjelljen e ministrit izraelit Itamar Ben-Gvir ndaj aktivistëve të flotilës humanitare për Gazën.

Përmes një reagimi publik, Osmani e cilësoi sjelljen si të papranueshme dhe çnjerëzore, duke theksuar se veprime të tilla nuk përfaqësojnë vlera demokratike, por arrogancë, radikalizëm dhe mungesë respekti ndaj dinjitetit njerëzor.

Ai kritikoi gjithashtu heshtjen e institucioneve të Maqedonisë së Veriut përballë këtyre zhvillimeve, duke vlerësuar se mungon qëndrimi dhe ndjeshmëria njerëzore në momente kur kërkohet reagim publik.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit