Samet Bislimi i pandalshëm: Bashkë me punëtorët e NPK-së vendosin gjashtë ulëse të reja në Tetovë

Drejtori i NPK Tetovë, Samet Bislimi, ka njoftuar për vazhdimin e aktiviteteve për përmirësimin e hapësirave publike në qytet.

Sipas tij, në parkun pranë SH.M. “Mosha Pijade” janë vendosur gjashtë ulëse të reja, me qëllim krijimin e një ambienti më funksional dhe më të rregulluar për qytetarët.

“Vazhdojmë me përkushtim përmirësimin e hapësirave publike në qytetin tonë”, ka shkruar Bislimi, duke apeluar njëkohësisht për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Ai theksoi se kujdesi ndaj këtyre hapësirave mbetet përgjegjësi e përbashkët për një qytet më të pastër dhe më të bukur.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit