Shkupit i mungojnë 171 zjarrfikës, autoritetet paralajmërojnë përgatitje për verën

Kryekomandanti i Brigadës Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski, ka paralajmëruar se kryeqyteti po përballet me mungesë serioze të zjarrfikësve. Sipas tij, Shkupit aktualisht i mungojnë 171 zjarrfikës për të arritur standardin ligjor.

Sipas rregullave dhe normave ekzistuese, kryeqyteti duhet të ketë gjithsej 384 zjarrfikës, ndërsa momentalisht në dispozicion janë vetëm 213.

“Mungesa e të punësuarve është kronike. Gjenerata e fundit ka 20 punonjës të rinj, të cilët tani duhet të kalojnë rikualifikim dhe trajnim. Nevoja për plotësim do të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe pres që të arrijmë një optimum për të qenë më efikasë”, deklaroi Tomevski.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit