Pas publikimit të një videoje në rrjetin social „TikTok“, në të cilën shihet se si një shofer drejton një automjet motorik udhëtarësh „Suzuki“ me targa të Shkupit në një shteg për biçikleta përgjatë rrugës „Butelska“ në Shkup, në drejtim nga rrethrrotullimi drejt kryqëzimit me bulevardin „Bosnja dhe Hercegovina“, nga ana e Njësisë për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup, janë ndërmarrë menjëherë masa për përcaktimin e identitetit të shoferit.
Pas masave të ndërmarra, shoferi është identifikuar si N.K. (46) nga Shkupi, i cili sot (28.10.2026) është ftuar në bisedë zyrtare dhe është sanksionuar në mënyrë përkatëse për kundërvajtjen e kryer në komunikacion, përkatësisht për drejtimin e automjetit në sipërfaqe të papërshtatshme për qarkullim.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të mos e rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.








