Shkupi për të 11-n herë organizatorë i ngjajes globale humanitare të motoçikletave “The Distinguished Gentleman’s Ride”

 

Ngjarja më e madhe globale humanitare e motoçikletave “The Distinguished Gentleman’s Ride” feston edicionin e saj të 11-të në Shkup këtë vit, si pjesë e një lëvizjeje globale që bashkon dashamirësit e motoçikletave klasike dhe stilit elegant me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin e meshkujve.

Siç informojnë organizatorët, më shumë se 220 motoçiklistë të “veshur” pritet të parakalojnë sot në rrugët e kryeqytetit me motoçikletat e tyre klasike, gjë që i jep ngjarjes një bukuri të dallueshme dhe një atraktivitet vizual.

Ngjarja, të cilën Shkupi e organizon që nga viti 2016, është pjesë e një iniciative globale që deri më tani ka mbledhur më shumë se 60.5 milionë dollarë për të luftuar kancerin e prostatës dhe për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor të meshkujve. Mbi 340.000 njerëz në më shumë se 121 vende dhe 1.070 qytete në të gjithë botën morën pjesë në këtë lëvizje. Edicioni i Shkupit deri më tani ka kontribuar mbi 24.000 dollarë.

Nga “Gentleman’s Crew Skopje”, organizator i eventit, shprehu mirënjohje për pjesëmarrësit, partnerët dhe miqtë të cilët, siç thonë ata, kontribuojnë në “The Distinguished Gentleman’s Ride – Skopje”, duke tejkaluar rezultatet e mëparshme çdo vit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit