VMRO s’i “shkëputet” Islam Abazit, i kërkon dorëheqjen

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e njeriut të parë të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazit dhe prokurores Katerina Kollareviq. Kjo vjen pasi ditëve të fundit nga Prokuroria njoftuan se është ndërpre hetimi për rastin me mazutin për TEC Negotinë me vlerë 167 milionë euro, të cilin e udhëhiqte Kollareviq.

Deputeti Antonio Milloshoski akuzon se Abazi dhe Kollareviq janë tandem që bashkëpunojnë me Zaevin, Ahmetin dhe Filipçen dhe se qëllimisht kanë lënë jashtë raportet e Entit Shtetëror për Revizion.

“Për Abazin dhe Kollareviqin konsiderojmë se nuk janë të denjë për funksionin që të jenë në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, sepse që të dy kanë borxhe personale, familjare ose politike për avancimin e tyre në karrierë, ndërsa të njëjtat janë të lidhura me partitë politike BDI dhe LSDM. Prandaj edhe një herë i bëjmë thirrje Këshillit të Prokurorëve Publikë që të merret me këtë rast, ta hetojë veprimin e Abazit dhe Kollareviqit dhe të përcaktojë cilat lëshime të qëllimshme ose të paqëllimshme janë bërë”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Hristijan Mickoski reagoi ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për mbylljen e lëndës për mazutin, pas së cilës menjëherë kontaktoi prokurorin publik Nenad Saveski. Për këtë, nga LSDM thonë se një qasje e tillë e kryeministrit është skandaloze dhe se prokuroria dhe gjyqësori duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit