Promovohet udhëzuesi online për kualifikime, mjet digjital i cili do ta lehtësojë zgjedhjen e nxënësve të shkollës fillore gjatë regjistrimit në arsimin e mesëm

Për t’ua lehtësuar zgjedhjen nxënësve të klasës së nëntë gjatë regjistrimit në arsimin e mesëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, përgatitën udhëzuesin online për kualifikime – kvalifikacii.crso.gov.mk, i cili do t’u mundësojë të sjellin vendim të informuar dhe të drejtë për profesionin në të cilin do të vazhdojnë të edukohen edhe në të ardhmen të punojnë.

Në promovimin e sotëm të udhëzuesit, nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Besnik Zendeli dhe zëvendësambasadorja e Zvicrës, Mihal Harari, u theksua se për herë të parë të gjitha informacionet për arsimin profesional janë centralizuar në një vend dhe të sistematizuara në mënyrë që mundëson kërkim të lehtë sipas sektorëve, kualifikimeve, rajoneve, shkollave dhe niveleve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit