Kryetari i Strugës, Mendi Qyra, në një deklaratë për një medium nga Kosova, ka promovuar bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të qytetit percjell ora24.tv
“Struga është një perlë që të mahnit në çdo stinë. Liqeni, lumi, malet dhe mikpritja e njerëzve e bëjnë të veçantë për këdo që e viziton”, deklaroi Qyra.
Sipas tij, Struga vazhdon të jetë një ndër destinacionet më të preferuara për turistët nga rajoni dhe diaspora, falë kombinimit të natyrës së veçantë, kulturës dhe atmosferës relaksuese që ofron qyteti.
Ai theksoi se bukuritë e Liqenit të Ohrit, Drinit të Zi dhe zonave malore përreth janë pasuri që e bëjnë Strugën atraktive gjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin veror.
Deklarata e kryetarit vjen në prag të sezonit turistik, kur në qytet pritet rritje e numrit të vizitorëve dhe aktiviteteve kulturore e turistike./ora24.tv





