Korridori i Tetë përfaqëson një nga projektet më strategjike të rajonit, i cili sipas Denion Mejdani-t, shkon përtej infrastrukturës dhe shndërrohet në një urë të re bashkëpunimi ekonomik mes shteteve.
Ai theksoi se rrugët, hekurudhat, energjia dhe teknologjia janë elementi thelbësor i zhvillimit modern dhe i forcimit të partneritetit rajonal. Sipas tij, Korridori i Tetë lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke bashkuar shtetet, shkurtuar distancat dhe rritur sigurinë ekonomike dhe strategjike në rajon përcjell ora24.tv
“Ky projekt nuk është vetëm infrastrukturë, por një arkitekturë e re ekonomike evropiane për vendet tona,” u shpreh Mejdani, duke shtuar se në politikë shpesh flitet për miqësi, por në ekonomi ajo ndërtohet përmes projekteve konkrete.
Ai theksoi se Korridori i Tetë mund të shndërrojë Shqipërinë dhe rajonin në një partner më të fortë dhe më të integruar në tregjet evropiane.





