Branko Azeski ka bërë thirrje për më shumë angazhim dhe bashkëpunim rajonal me qëllim zhvillimin ekonomik dhe mbajtjen e të rinjve në vend përcjell ora24.tv
Ai theksoi se duhet të bëhet gjithçka për të krijuar kushte më të mira jetese dhe pune, në mënyrë që qytetarët të mos largohen jashtë vendit, por edhe të rikthehen ata që kanë emigruar./ora24.tv
Sipas tij, Ballkani duhet të dëshmojë se ka kapacitet për progres dhe zhvillim, duke u bashkuar përmes Forumit të Investimeve të Odave Ekonomike dhe integrimeve të përbashkëta rajonale.
“Duhet të tregojmë se këtu jetojnë njerëz që e kuptojnë realitetin dhe që mund të sjellin progres për shtetin tonë”, deklaroi Azeski.





