Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore, ku përveç autostradave po planifikohet edhe ndërtimi i hekurudhës së shpejtë nga kufiri në kufi përcjell ora24.tv

Sipas tij, projekti parashikon transport të udhëtarëve me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë dhe transport mallrash deri në 120 kilometra në orë. Nikollovski theksoi se këto projekte nuk duhet të kenë vetëm karakter politik apo turistik, por të shërbejnë drejtpërdrejt për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen me shtetet fqinje.

 

Ai veçoi edhe deklaratën e kryetarit të Çairit  Izet Mexhiti, i cili tha se autostradat nuk ndërtohen vetëm për të udhëtuar drejt Ohrit apo Strugës gjatë fundjavave, por për të forcuar biznesin dhe marrëdhëniet rajonale. “Duhet të punojmë që këto projekte të mos jenë vetëm projekte politike, sigurie apo turistike sezonale, por projekte që realisht do ta zhvillojnë biznesin dhe ekonominë”, deklaroi Nikollovski./ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit