Moti paradite me diell dhe vranësira të vogla, pasdite shi

Paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të diellit, ndërsa në orët e pasdites pritet paraqitje lokale e të reshurave afatshkurtëra të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor, e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi edhe mbi 80 kilometra në orë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri 31 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të diellit, ndërsa në orët e pasdites me kushte për paraqitje lokale të të reshurave afatshkurtëra të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, të mërkurën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, periudha të diellit dhe kushte për të reshura të dobëta të shiut. Nga dita e premte dhe gjatë fundjavës moti paradite do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit, ndërsa pasdite me paraqitje lokale të të reshura afatshkurtëra të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq, me të reshura intensive të shiut, shkarkime të fuqishme elektrike, erë dhe kushte për paraqitje të breshërit. Nesër do të fryjë erë e përforcuar nga drejtim perëndimor, kohëpaskohe me shpejtësi prej 80 kilometrave në orë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit