VLEN me dy kryetarë, kompromis apo strategji? Përgjigjet Mexhiti

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se modeli i udhëheqjes me dy kryetarë në kuadër të VLEN-it ka sjellë një frymë të re demokratike në vend.

“Edhe njëra edhe tjetra. Përveç thyerjes së monopolit, sjelljes së konkurrencës. Uroj që kjo konkurrencë të jetë përplasje idesh, programesh dhe platformash, e jo përplasje figurash apo çështjesh personale. Tjetra është se me këtë po sjellim një model të ri dhe një frymë të re demokratike. Nuk e kemi shpikur ne këtë model, ai ekziston te Lëvizja Guxo që funksionon prej disa vitesh”, deklaroi Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit