Kryetari i Kuvendit, Gashi me delegacionin parlamentar për vizitë pune në Bernë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me delegacionin parlamentar të përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit, Jovan Mitreski dhe Vesna Bendevska, koordinatorët e grupeve parlamentare Nikolla Micevski, Oliver Spasovski, Bekim Qoku, Rina Ajdari dhe Boban Karapejovski, kryetarin e Grupit të Punës për Kodin Etik, Mile Lefkov, si dhe sekretaren e përgjithshme Marina Dimovska, do të zhvillojnë vizitë pune në Bernë të Zvicrës, nga 11 deri më 14 maj 2026.

 

Gjatë vizitës, delegacioni do të zhvillojë takime dypalëshe me Kryetarin e Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane, Pjer Andre Pazh, me udhëheqësinë e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), si dhe sesione pune kushtuar etikës parlamentare dhe Kodit Etik për deputetët.

 

Vizita po realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe partnerit ndërkombëtar NDI, në kuadër të bashkëpunimit për avancimin e integritetit dhe standardeve parlamentare.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit