Nënkryetari i VLEN-it, Bekim Qoku, gjatë fjalimit të tij bëri një përmbledhje të rrugëtimit politik të VLEN-it, ndërsa akuzoi BDI-në për monopolizim të skenës politike shqiptare dhe mungesë të përfaqësimit real të shqiptarëve.
Ai theksoi se rrugëtimi nga LEN-i deri te VLEN-i ka qenë sfidues, por i nevojshëm, pasi sipas tij ka ndihmuar në identifikimin e dobësive dhe në tejkalimin e momenteve të vështira përmes sakrificës dhe përkushtimit përcjell ora24.tv





