Studentët shqiptarë të fakultetit të juridikut në Maqedoninë e Veriut ende janë në pritje të zgjidhjes së çështjes për hyrje në provim në gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës.
Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga ministri Igor Filkov nga partia ZNAM, pat njoftuar më herët se sesioni i provimit të muajit Shkurt është shtyrë për në Prill, por edhe një ditë para përfundimit të muajit, nuk ka asnjë njoftim të dytë, dhe as zgjidhje për studentët shqiptarë të cilët kërkojnë që këtë provim ta japin në gjuhën amtare duke u thirrë në ligjin për përdorim të gjuhëve.
Edhe pas 3 javëve, kabinet i Filkovit, nuk është përgjigjur në pyetjet e Zhurnal.mk se kur mund ketë një zgjidhje për të plotësuar kërkesën së tyre. Filkov nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse ai ka patur ndonjë komunikim me studentët shqiptarë për të adresuar kërkesat e tyre.
për datën e provimit, as pas disa javëve pyetje së bërë me shkrim.
Refuzimi që Filkov, e më pastaj i përkrahur edhe nga Kryeministri Hristijan Mickoski, po u bënë studentëve shqiptarë që të hyjnë në provim në gjuhën shqipe mori përmasa të një përplasjeje të re në marrëdhëniet ndër-etnike në vend.
Pala maqedonase në pushtet vazhdon me qëndrimin se ligji aktual për jurisprudencë nuk ua mundëson studentëve shqiptare hyrjen në provim në gjuhën shqipe, edhe pse ligji aktual nuk e potencon asnjë gjuhë tekstualisht.
Studentët protestuan me 6 Prill ndaj refuzimit të Filkovit, dhe ndërkohë kanë paralajmëruar mundësinë e protestës së dytë, por ende nuk ka njoftuar se kur do të mbahet ajo.





