Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Muhamet Hoxha paralajmëroi plan afatgjatë për problemin me deponitë rajonale. Ai tha se vijon procedura e tenderimit për ndërtimin e Qendrave rajonale për grumbullimin e mbeturinave.
“Ne punojmë në zgjidhje afatgjatë të këtij problemi, apo ndërtimit të Qendrave rajonale të grumbullimit të mbeturinave. Disa herë e kam theksuar dhe po e përsëris se jemi në përgatitje të dokumentacionit për shpalljen e thirrjes për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do filloj me ndërtimin e qendrave të para që do jenë në Rusino dhe Novaci, ndërsa së shpejti pra presim operatorin ekonomik edhe në Sveti Nikollë dhe të filloj ndërtimi i qendrës për grumbullim të mbetjeve në rajonin lindor dhe verilindor”, tha Ministri Muhamet Hoxha.





